Vetëm 10 ditë nga starti i Botërorit!
Kur kanë mbetur vetëm 10 ditë nga starti i Botërorit në Katar (20 nëntor), ankthi i trajnerëve të kombëtareve të ndryshme rritet, duke parë edhe disa dëmtime të rëndësishme të raportuara në ditët e fundit si ai i Sadio Manesë (Senegal), Ris Xhejmsit (Angli) etj.
Kjo frikë duket se ka përfshirë edhe trajnerin e Argjentinës, Lionel Skaloni, të cilit nuk i pëlqen aspak fakti se kolegu Alegri po ngut Di Marian dhe Paredesin që të rikthehen në fushë, menjëherë sapo kanë kaluar dëmtime jo të shkurtra.
Madje, “TuttoSport” raporton se dje gjatë seancës stërvitore që po zhvillohej në “Kontinasa” Alegri është telefonuar nga Skaloni, i cili i ka kërkuar që Di Maria e Paredes mos të luajnë në dy ndeshjet e fundit, por kërkesa është refuzuar nga juventini.