Vështirësitë e fermerëve të ullirit në Berat, bie niveli i prodhimit në 30%

October 19, 2024
1 minut lexim

Qarku i Beratit njihet gjerësisht për sipërfaqet e mëdha me ullinj të varieteteve të ndryshme.

Fermërët e kësaj zone janë të shumtë, por këtë vit prodhimi i ullirit lë për të dëshiruar.

Rendimenti i ulët, çmimi nën kosto dhe mungesa e tregut e fuqisë punëtore janë disa nga problemet që kanë zënë fermerët këtë vit.

“Vjet ulliri kishte çmimin 16, tani ulliri është rreth 15 lekë për kilogram, pra ka një rënie,” thotë fermeri Llazar Pestanaku.

“E kemi problem shitjen e ullirit, sepse tregëtarët fitojnë më shumë sesa ne prodhuesit. Atje, ulliri i procesuar shitet 4-5 mijë lekë për kilogram, ndërsa mua më thonë 1 mijë lekë këtu. Shteti duhet të ndërhyjë,” shprehet një fermer tjetër.

Shpenzimet për mirëmbajtjen e pemëve të ullirit, kryesisht dominohen nga plehrat kimike, të cilat, sipas fermerëve, po shtrenjtohen vit pas viti, ndërsa çmimi në pikat e grumbullimit po ulet.

“Plehrat vit për vit ngrihen. Do të marrim ose s’do ta marim, nuk kemi zgjidhje. Ndikimi i klimës, veçanërisht muaji prill, është vendimtar për ullirin,” tregon një fermer.

Fshati Bilçë, që ka më shumë rrënjë ulliri në Berat, numëron 1000 ha me 140 mijë rrënjë ulliri.

Sipas fermerëve, prodhimi vjetor kalon 2500 ton, ndërsa këtë vit ka rënë me afro 30%.

Përveç këtyre problematikave, një nga vështirësitë më të mëdha që po hasin fermerët është mungesa e fuqisë punëtore gjatë sezonit të vjeljes së ullirit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Motivi mbetet i paqartë! Nëse Vanja është rrëmbyer për para, pse e vranë menjëherë?

Story i radhës

Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë