Vështirësitë

min lexim

Për të mbërritur te suksesi, të duhet të kalosh në një rrugëtim sfilitës teksa të dorëzohesh nuk është një opsion.

Vështirësitë janë të jashtëzakonshme, sidomos ato mentale.

Të tilla probleme kanë hasur thuajse të gjithë yjet e sportit dhe përjashtim nuk bën as një nga më të mirët dhe më fituesit në botën e Snooker-it, Roonie O’Sullivan. 46-vjeçari së fundmi thekson se gjatë turneve të ndryshëm është përballur me vështirë të jashtëzakonshme mentale ndërsa thekson se ndonjëherë suksesi të dërgon në vendet më të errëta.

“Nëse fiton një titull botëror në Snooker, apo çfarëdo displine tjetër, mund ta them me siguri se suksesi shpesh të dërgon në vendet më të errëta. Edhe kur unë isha në më të mirën time në vitin 2012 apo në vitin 2013 shpeshherë mbyllesha në vetvete dhe ishte shumë e vështirë. T’i nis dhe saboton veten tënde, mendon të tërhiqesh.

Futesh në mendime shumë të errëta. Kur fitova Botërorin në vitin 2013 mendova se diçka të tillë mund ta bëja shpesh, por psikologjikisht në vitin 2020 isha i shteruar.

Nuk kisha forcë, diçka e tillë u përsërit edhe në turneun që fitova vitin e kaluar. Sa më shumë kalon mosha, aq më shumë e vështirë është të rikuperosh nga eksperienca të tilla, tani kam frikë të futem në ato mendimet e thella. Jam i fokusuar vetëm të jem mirë me shëndet, më intereson familja, miqtë. Bëj gjëra shumë më të rëndësishme se Snooker-i. Tani mendoj për Snooker-in vetëm në masën 20% dhe i rikthehem lojës vetëm kur çmimi ia vlen.

Edhe kur kam fituar në vitin 2001, 2004 dhe 2008, gjithnjë kam qenë në limite. Ndaj unë i shtrëngoj duart gjithkujt që fiton në tenis apo golf. Ndonjëherë eventet kthehen në cirk. Je i ulur aty në cep, në sytë e të gjithëve dhe nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur tensionin.

Unë nuk kam menduar asnjëherë për rekordet, nuk mendoja se në fundin e karrierës sime do të kisha regjistruar të tilla suksese”, u shpreh O’Sullivan i cili në disiplinën e Snooker ka arritur rekorde të jashtëzakonshme teksa bien në sy shtatë titujt botërorë duke barazuar legjendën Stephen Hendry.

Synimi i britanikut është të personalizojë këtë rekord duke fituar një titull të tetë dhe më pas mund të tërhiqej duke shijuar faktin se mban të gjitha rekordet e Snooker-it teksa në CV-në e tij janë edhe shtatë tituj Masters, si dhe shtatë UK Championships.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin

Story i radhës

Vëmendja totale te Barcelona-Inter, në fushë Bayerni dhe Liverpooli

Të fundit nga