Veshi bluzën me mbishkrimin “Çlironi Hong Kongun”, dënohet burri me 14 muaj burgim

September 19, 2024
1 minut lexim

Një burrë nga Hong Kongu është dënuar me 14 muaj burgim, pasi u shpall fajtor për veshjen e një bluze pa mëngë me një slogan protestues.

Afati i burgut është i pari i dhënë nga gjykata e qytetit sipas një ligji të ri lokal të sigurisë kombëtare, që u miratua në mars, transmeton Telegrafi.

Ligji, i quajtur gjithashtu neni 23, zgjeron ligjin e sigurisë kombëtare që u imponua nga Pekini në vitin 2020.

Kritikët kishin frikë se ligji mund të gërryente më tej liritë civile në qytet, ndërsa Pekini dhe Hong Kongu e mbrojtën atë, duke thënë se ishte i nevojshëm për stabilitet.

Chu Kai-pong, 27 vjeç, u arrestua në një stacion metroje në qershor me një bluzë me frazën “Çlironi Hong Kongun, revolucionin e kohëve tona”.

Ai kishte bartur edhe një maskë ku shkruhej “FDNOL” – iniciale për një tjetër slogan, “Pesë kërkesa, jo një më pak”.

Të dyja sloganet u dëgjuan shpesh në protestat në shkallë të gjerë në Hong Kong, gjatë demonstratave disamujore antiqeveritare në 2019.

Mediat lokale raportuan se ai mbante gjithashtu një kuti me jashtëqitjet e tij, për ta përdorur kundër njerëzve që kundërshtonin pikëpamjet e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skema e mashtrimit me diplomat false në shkollën “Wisdom”, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Story i radhës

Çaji i Gjetheve të Ftoit për Dhimbjet e Barkut

Të fundit nga

ShkoLartë