Në vitin 2018 erdhi në Kosovë dhe e udhëhoqi klubin ilegal të hendbollit Mokra Gorën (meshkujt) e Zubin Potoku, klub që vepron me direktiva të Beogradit.
Ky është Veselin Vukoviq, ish hendbollist dhe ish selektor i Serbisë.
Ky faqezi që e shkelte sovranitetin e Republikës së Kosovës në vitin 2018, sot është sulmuar në një pjesë të Beogradit.
Ai është sulmuar nga djali i tij P. V. (35 vjeç) para një spitali në Beohrad.
Vukoviq ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe rasti është raportuar edhe në policinë e Beogradit, e cila ka bërë kallëzim penal kundër P.V. për dhunë në familje
Për të gjithë rastin ka folur vetë Veselin Vukoviq.
“Asgjë, mosmarrëveshje familjare”, ka thënë shkurt Vukoviq për “MaxBet Sport”