Veseli me akuza të rënda: U ndërpre transmetimi, nuk iu deshën më shumë minuta për me kthye borxhin

February 5, 2022
1 minut lexim

Presidenti i klubit të futbollit Dukagjini nga Klina, Fabian Veseli, akuzon rëndë gjyqtarin e ndeshjes Gjilani – Dukagjini.

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Dukagjini fajëson gjyqtarin për humbje dhe eliminim të pamerituar.   

“Nga minuta e 72-të e ndeshjes si për “rastësi” u ndërpre transmetimi.

Në 10 minutat e fundit të saj ndryshoj gjithçka sepse ishte e qartë se nga loja nuk realizohet dot skenari. 

Nuk është çudi, ky gjyqtar është mësu që me 10 minuta me krye punë, edhe atëherë kur u zgjodhë më i miri.

Madje, as sot s’ju deshën më shumë minuta për me kthye borxhin për shpërblimin paraprakë.

Dukagjini hesht por nuk harron.

Nuk e ka harru as finalen e Kupës vitin e kaluar, e as dëmtimet e njëpasnjëshme në kampionat.
Por mbane mend, kur t’flet Dukagjini s’mundeni me përballu tërmetin”,
ka shkruar Veseli në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bora Zemani shkëlqen në Për’puthen Prime

Story i radhës

KQZ e la jashtë “Shtëpisë së Lirisë”, Berisha zbulon lëvizjen e radhës

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë