veseli krasniqi e selimi ngushellojne thacin per vdekjen e babait nuk kurseu asgje per lirine 67d8425570571

Veseli, Krasniqi e Selimi ngushëllojnë Thaçin për vdekjen e babait: Nuk kurseu asgjë për lirinë

March 17, 2025
1 minut lexim

Në orët e vona të së dieles, ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.

Për vdekjen e tij, ngushëllime shprehën edhe ish-bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Telegrami i ngushëllimit u përcoll nga Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

“Me dhimbje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur, si dhe bashkëudhëtarit tonë në rrugën e lirisë, i cili nuk kurseu asgjë për jetën dhe lirinë. Haxhi Thaçi, më shumë sesa vetëm prind i një prej themeluesve të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës, ishte edhe vetë bashkëpjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të gjitha proceset e lëvizjes sonë kombëtare të shekullit të kaluar”, shkruan në telegramin e ngushëllimit dërguar familjes Thaçi.

“Ndarja e tij nga kjo jetë është jo vetëm dhimbje, por edhe kujtim dhe mesazh se njerëzit jetojnë dhe nuk shuhen nga kjo botë nëse i kanë shërbyer më shumë sesa vetvetes – nëse i kanë shërbyer së mirës, vendit, nderit dhe kombit të tyre. Familjarëve të nderuar, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Bacës Haxhi dhe familjes Thaçi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta njerëzore, si dhe krenarinë për të. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kenete boci komenton fjalen kyce te fushates se rames kenete eshte qeveria e tij shan te tjeret me te metat qe ka vete 67d838b5e0f82
Story i mëparshëm

“Kënetë”/ Boçi komenton fjalën kyçe të fushatës së Ramës: Kënetë është qeveria e tij, shan të tjerët me të metat që ka vetë

perditesimi i microsoft ne windows 11 fshin gabimisht aplikacionin copilot 67d8452063019
Story i radhës

Përditësimi i Microsoft në Windows 11 fshin gabimisht aplikacionin Copilot

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë