Vesa Shabani vazhdon me Dritën 

May 29, 2022
1 minut lexim

Kampioni dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Drita e Gjilanit, synon të jetë edhe më e fuqishme për edicionin e ri 2022-2023 në elitën e volejbollit të Kosovës.

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, përveç që synon të ruajë skeletin e volejbollisteve, pritet edhe të përforcohet me ndonjë lojtare.

“Vesa Shabani vazhdon me Dritën edhe për një vit.

Vesa u rikthye gjysmësezonin e kaluar duke premtuar që do të fitoj Kupën e Kosovës dhe titullin kampion.

Vesa mbajti premtimin së bashku me KV Drita fitoj trofetë me të çmuar në volejbollin e Kosovës.

Vesa vazhdon në familjen Drita pikërisht aty ku filloj hapat e parë dhe fitoj çdo trofe të mundshëm me ekipin e vet dhe prapë ka po të njëjtin qëllim si gjithmonë të fitoj çdo gjë dhe çdo ndeshje.

Vesa këtë vit që lamë pas edhe pse me moshë 20-vjeçare, njihet mirë në opinionin e volejbollit të Kosovës dhe me gjerë duke qenë vazhdimisht titullar dhe e saktë në bllok e me shërbime përfekte.

Në vitin 2015 Vesa filloj të aktivizohet në ekipin e parë në pozitën qendër.

Në vitin 2017 kur u arrit mbrojtja e titullit nga Drita, Vesën e shikonim shumë herë duke marr pike në momente dhe viti 2018 dhe 2019 kur Drita vazhdojë titujt radhazi Vesa luante si titullare duke shkëlqyer së bashku me grupin e vajzave kampione ku atëkohë të gjitha ishin lojtare titullare nga qyteti jonë dhe dritase të vërteta”, njofton KV Drita.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të flini për të shamngur dhimbjet e trupit

Story i radhës

Vetëplagoset me armë gjahu, në gjendje të rëndë 78 vjeçari në Pogradec

Të fundit nga

ShkoLartë