Vesa Luma shprehet falënderuese pas koncertit recital që e mbajti në Tiranë

1 minut lexim

Këngëtarja kosovare, Vesa Luma, është shprehur falënderuese ndaj të gjithë njerëzve që morën pjesë në koncertin recital të saj që mbrëmë u mbajt në zemër të Tiranës.

“Pikë Vese” quhej recitali që u mbajt pas shumë vitesh pauze të këngëtares.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka thënë se është ende e mpirë nga emocioni që mori mbrëmë.

“Dua t’ju them FALEMDERIT nga zemra gjithë ju që ishit mbrëmë në sallën e TOB, që më dhuruat emocionet ma të forta dhe që më mbushët me dashuri, sërish!”, ka thënë Luma.

Koncerti recital është mbajtur në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë

Story i mëparshëm

Biden do të takohet me mbretin e Jordanisë, i cili dëshiron armëpushim në Gaza

Story i radhës

​Nisin punimet në stadiumin “Adem Jashari”

Të fundit nga