Vesa Luma: Dua Lipa është thesar, në vend se me ia falë tokën për vendin që aq shumë e ka promovuar

min lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Artistja, e cila jeton dhe vepron në Zelandë të Re, në një postim në rrjete sociale thotë se Dua Lipa e meriton me ia falë tokën për shkak të promovimit që i ka bërë Kosovës.

Ajo tutje shton se Shqipëria i ka vlerësuar e mirëpritur gjithnjë artistët, për dallim nga Kosova që janë marrë me inate personale.

“Dua është thesar! Në vend se me ja falë tokën (dhe jo vetëm aq) për vendin që aq shumë e ka promovuar..i mohohet! Ne nuk e meritojmë as Duan as Dukagjin Lipën as një festival si Sunny Hill”, tha Luma.

“Për Tiranën mund të thoni çfarë të doni tani, bingo për rastin, edhe e ka hallall Shqipëria gjithmonë ka ditur t’i vlerësoj artistët dhe i ka pranuar me zemër të hapur, përderisa në Kosovë janë marrë paraprakisht me inate personale. Dorën në zemër”, vazhdoi më tej ajo.

“Sunny Hill” ndërkaq u bë e ditur se do të zhvendoset në Tiranë për shkak të zvarritjes së përgjigjes nga Ministria e Administrimit Publik për dhënien e pronës.

Siç është thënë, do të mbahet në datat që ishin paraparë në Kosovë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

De Jong i përgjigjet interesimit nga United: Jam në klubin më të mirë në botë

Story i radhës

Sot afati i fundit i Internet Explorer

Të fundit nga