vertetime per mosdenueshmeri nga gjykatat themelore tashme mund te merren online 680cef4cbb639

Vërtetime për mosdënueshmëri nga Gjykatat Themelore tashmë mund të merren online

April 26, 2025
1 minut lexim

Vërtetime për mosdënueshmëri nga gjykatat themelore, gjegjësisht Certifikatën nga evidenca penale për persona fizik dhe Certifikatën nga evidenca penale për persona juridike, nga tani do të mund të merren onlajn, përmes Portalit kombëtar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk.

“Ky është hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të shërbimeve më të rëndësishme për qytetarët. Në Portalin kombëtar për shërbime elektronike nga sot janë qasëse dy shërbime të reja, të shumëpritura nga gjykatat themelore”, tha sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Ministri shtoi se bëhet fjalë për shërbimet vijuese më të përdorura nga gjykatat themelore, të cilët së bashku me kompletimin e pakos së vërtetimeve gjyqësore që çdo ditë u nevojiten qytetarëve dhe kompanive e përbëjnë pakon për mosdënueshmëri.

“Në këtë pako, tashmë janë digjitalizuar edhe Certifikata për evidencë ndëshkueshmërie dhe Certifikata për ndalesë të shqiptuar për ushtrim të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, bëhet fjalë për dokumente të cilët janë shpesh të nevojshme në jetën e përditshme -për punësim, aplikim për thirrje publike, procedura arsimore dhe shumë procedura të tjera juridike dhe administrative”, tha Andonovski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

taravari ne balkan health forum ne turqi shendeti eshte ura qe lidh kombet 680cef4a42ed5
Story i mëparshëm

Taravari në Balkan Health Forum në Turqi: “Shëndeti është ura që lidh kombet”

azizi tradhetia nuk mbulohet me shpifje permes numrave 680cef52a6be5
Story i radhës

Azizi: Tradhëtia nuk mbulohet me shpifje përmes numrave

Të fundit nga

Moti: Ngrohtë dhe pak vranët sot

Moti i ditës së sotme parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin
ShkoLartë