Verstappen: Në Hungari më e vështirë se në Francë

1 minut lexim

Pas triumfit me fat garën e fundit në Francës, duke përfituar nga gabimi i Charles Leclerc, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, shprehet se këtë fundjavë në Hungari do të vuajë shumë. Ai e sheh pistën e Dubapest si të vështirë për të.

“Hungaroring do të jetë një pistë e vështirë për ne. Sidomos në xhiron e shpejtë. Kjo është një pistë ku Ferrari do të jetë superior ndaj nesh, por ka disa faktorë që duhen marrë në konsideratë, si shiu apo situata të tjera, siç janë gabimet e rivalëve, që mund ta bëjnë garën me interesante”, tha Verstappen.

Holandezi ka 63 pikë avantazh ndaj Leclerc dhe e pret me qetësi sfidën e radhës. “Nuk ka shumë rëndësi avantazhi që kam me rivalët, pasi çdo gjë mund të ndodhë. Unë dua të fitoj çdo garë duke dhënë maksimumin.

Nuk do të qetësohem, as në pushime vetëm e vetëm që të fitoj sërish titullin”, tha Verstappen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Për 24 orë në Kosovë u ngritën 105 aktakuza

Story i radhës

Gjumi i mirë na bën të zgjohemi më të bukur, sipas ekspertëve

Të fundit nga