Verstappen: Charles ka të njëjtin talent si unë

“Mendoj se Charles ka të njëjtin talent si unë. Ndaj, shumë shpejt do ta shohim kampion bote në Formula 1”. Është ky komenti i pilotit holandez të Red Bull, Max Verstappen, që ka thurrur lavde për rivalin e tij të këtij sezoni, Charles Leclerc.

Monogasku që garon me Ferrari, këtë sezon u përpoq të ndalë kampionin e botës në Formula 1, por pa sukses. “Disa nga xhirot e shpejta që ka bërë këtë vit gjatë provave zyrtare, me të cilat ka siguruar pole position, kanë qenë të jashtëzakonshëm. Madje Charles ka edhe një ritëm të mirë në garë”, tha më tej Verstappen.

“Ai vuan degradimin e gomës dhe këtu nuk ka faj, pasi është i detyruar të ulë ritmin.

Ndaj, unë mendoj se është më së shumti faj i Ferrari që ai nuk arriti të fitojë më shumë gara këtë sezon. gjithsesi, e ardhmja e Charles është ajo e një kampioni të botës. I duhet një makinë pak më e mirë për t’ia dalë mbanë”, tha holandezi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pyetet për dhuratën që mori për ditëlindje nga Ramushi, Anita Muçaj – Haradinaj: Më ka dhënë epitetin nënë e grua

Story i radhës

Konfirmohet nga ekspertiza, mbetjet mortore që u gjetën në Novëbërdë janë të biznesmenit të zhdukur në 2021

Të fundit nga