versioni me i fundit i firefox me i shpejte 633182bc02428

Versioni më i fundit i Firefox më i shpejtë

September 26, 2022
1 minut lexim

Mozilla lançoi versionin e radhës të Firefox duke sjell funksionalitete të reja të cilat janë dizajnuar për të përmirësuar shpejtësinë e shfletimit.

Një prej 5 veçorive të reja që po vinë në Firefox 105 është përmirësimi i ndërfaqes së printimit ku përdoruesit jo vetëm printojnë më thjeshtë faqen ku janë, por i shërben mësë miri edhe bizneseve të cilat printojnë e-maile të vetme

Mozilla ka përmirësuar edhe përdorimin e trackpadit duke u vendosur në një nivel tashmë me Chrome dhe Microsoft Edge. Në Windows përdoruesit mund të tërheqin me dy gishta për të naviguar mes historikut të një faqeje në vend që të shtypni butonat para dhe pas.

Edhe pse çdo shfletues tjetër është i bazuar në projektin Chromium, Firefox thotë se përdor motorin e vet Quantum i cili respekton privatësinë e të dhënave.

Disa prej përfitimeve të tij thotë Mozilla janë bllokimi automatik i cookieve të palëve të treta, skripteve për gërmimin e kriptomonedhave dhe gjurmuesve socialë.

Përditësime janë bërë për të ulur konsumin e memories në Windows dhe Linux ndërsa shfletuesi operon edhe më mirë kur memoria është e ulët.

Versioni 105 i Firefox është i disponueshëm për shkarkim tani në Windows 7 dhe versionet më të fundit, macOS 10.12 Sierra dhe versionet më të fundit dhe kompjuterët Linux. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

plas sherri mes basketbollisteve te malit 633180b67cbef
Story i mëparshëm

Plas sherri mes basketbollisteve të Malit

meloni do te qeverisim per te gjithe italianet 6331849663322
Story i radhës

​Meloni: Do të qeverisim për të gjithë italianët

Të fundit nga

Çfarë po paralajmëron ish-deputeti i VV-së

Tashmë kur numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, ish-deputeti i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për deputet, Valon Ramadani, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me
ShkoLartë