Apple lançoi versionin 16.1.1 të iOS dhe iPadOS për të gjithë përdoruesit e iPhone dhe iPad. Vjen vetëm dy javë pas debutimit të iOS dhe iPadOS 16.1.
Përditësimi shkon për ata që kanë një iPhone duke filluar nga iPhone 8 dhe iPhone X deri në versionet e fundit. Kujtojmë se iOS 16 hoqi mbështetjen për iPhone 6S dhe 7.
Ndërkaq iPadOS 16.1.1 është i pajtueshëm me të gjitha modelet iPad Pro, me iPad Air nga gjenerata e tretë, iPad dhe iPad Mini nga gjenerata e pestë.
Përditësimi mund të shkarkohet duke naviguar në Settings > General > Software Update.
Ky version i sistemit operativ mobile përqendrohet vetëm në përditësime sigurie dhe rregullime problemesh me funksionimin e platformës.
Vetë Apple ka vendosur të mos i specifikojë por mjaftuar me një përshkrim: “Ky përditësim përmban rregullime problemesh dhe përditësim sigurie si dhe rekomandohet për të gjithë përdoruesit.”
Janë eliminuar disa probleme me funksionimin e iMessage dhe FaceTime apo ngecjet e kamerës gjatë zmadhimit.
Në faqen e sigurisë së Apple thuhet se ky përditësim adreson dy probleme sigurie: CVE-2022-40303 dhe CVE-2022-40304 të cilat mund të përdoren nga hakerët për të ekzekutuar kod arbitrar pa pasur akses fizik në pajisje.
Ende shumë probleme janë aty. Por është shpresëdhënës frekuenca e këtyre përditësimeve të cilat po vinë më shpesh dhe gradualisht e po e bëjnë platformën më stabile.
Aktualisht Apple është duke testuar versionin 16.2 i cili ndryshe përditësimi i sotëm përqendrohet tek funksionalitetet e reja. Ky i fundit do të mbërrijë drejt fundit të Dhjetorit. /PCWorld Albanian