Për shkak të reshjeve intensive atmosferike, në qytete të ndryshme të Kosovës ka pasur edhe vërshime.
Për shkak të shiut të madh në orët e mesditës, edhe rrugët e Prizrenit sot janë vërshuar.
Me reshje të shumta të shiut, stuhi dhe vetëtima është karakterizuar vendi ynë gjatë javës së fundit.
Si pasojë e këtyre kushteve atmosferike ka pasur edhe viktima.
Mediat lokale nga ky qytet kanë publikuar pamje të vërshimeve nga rrugë të ndryshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet nga masat e ngrohta të ajrit, por relativisht të paqëndrueshme në dy ditët e para, pasi që parashihen vranësira të ç’rregullta që vende –vende parashihen të sjellin reshje lokale shiu.