​Vërshimet, situatë e qetë në Pejë

December 11, 2022
1 minut lexim

Vërshimet e filluara nga nata e mbrëmshme kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të vendit.

Gëzim Gashi, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Pejës tha për KosovaPress se për dallim nga nata e mbrëmshme, sot situata nga vërshimet është e qetë dhe nën kontroll.

Gashi tha se niveli i intensitetit të ujit është rënë dukshëm nga nata e mbrëmshme

Gashi: Gjendja e vërshimeve në Pejë për momentin është nën kontroll

Gjendja e vërshimeve në Pejë për momentin është nën kontroll, shiu është ndalur dhe çdo gjë është nën kontroll… Niveli i intensitetit të ujit është rënë dukshëm nga nata e mbrëmshme”, tha Gashi.

Ndërsa, përmendi edhe tri lagjet që kanë qenë në gjendje me të keqe, por sipas tij nuk ka pasur rrugë të pakalueshme për qytetarët.

Gashi: Kanë qenë tri lagje në gjendje më të keqe

Rrugë të pakalueshme nuk ka pasur, qendra e qytetit ka qenë prej kanalit “Kolica” ka qenë pak më në gjendje të keqe, lagjja “Fidanishte”, “Zatrat”, këto tri vende kanë qenë më keq, por u ndal shiu dhe për 15 minuta është qetësuar gjendja në këto vende dhe çdo gjë ka qenë në kontroll”, shtoi Gashi.

Ai po ashtu tha se ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe komuna janë në terren. Ndërsa sa i përket dëmeve tha se Komisioni për hetimin e dëmeve është i informuar dhe presin kërkesat e qytetarëve këtë javë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Azerbajxhani i dërgon notë diplomatike Rusisë për ‘shfrytëzimin e paligjshëm’ të burimeve në Karabak

Story i radhës

Laçi rikthehet te tre pikët, Martini debuton me fitore te Teuta. Kukësi vijon periudhën e errët

Të fundit nga

ShkoLartë