Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa rrugë të Komunës së Prishtinës.
Me një situatë të tillë janë përballur banorët e rrugës “Muharrem Fejza” dhe rrugës “Ukshin Kovaçica” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Në pamjet e dërguara nga një banor i kësaj lagje, shihen vërshimet që janë shkaktuar si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut sot.
Kujtojmë se kjo lagje dhe rrugët lidhëse të saj përballen me probleme të tilla sa herë që ka reshje shiu, gjë që shpesh ka shkaktuar edhe dëme materiale në këtë lagje