Si pasojë e shiut të madh që ra të shtunën mbi Kosovë, në disa qytete ka pasur vërshime.
Gjatë mbrëmjes së kaluar disa rrugë i mori uji edhe në Pejë.
Vërshime pati edhe në disa rrugë në Prishtinë, konkretisht në Vetërnik.
Ndërkaq Agjencia e Emergjencave, dje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në disa zona mund të ketë përmbytje për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.