Verma arrin në Shqipëri, nis vizita e tij në tri shtetet e Ballkanit – në fokus “demokracia dhe siguria”

January 8, 2025
1 minut lexim

Zëvendëssekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, ka arritur në Shqipëri, duke nisur vizitën e tij në tri shtetet e Ballkanit – Shqipëri, Kosovë dhe Serbi.

Me të arritur në Tiranë, Verma ka publikuar fotografi mbi të cilat ka shkruar se ka zbarkuar në “Shqipërinë e bukur”, ndërsa tregoi edhe për qëllimin e vizitës së tij.

“Zbarkova në Shqipërinë e bukur! I lumtur të nis vizitën time dhe të punoj me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”.

Në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi ai do të qëndrojë nga 7 deri më 11 janar.

Siç kishte bërë të ditur Departamenti amerikan i shtetit, në Tiranë, ai do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë “Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve tanë afganë”.

Në Kosovë, Departamenti i Shtetit tha se Verma do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pensionistëve po u kthehet dinjiteti!

Story i radhës

Raporti i asamblesë së NATO-së ngrit shqetësimet për tensione në veri

Të fundit nga

E ardhmja e shqiptarit mbetet pezull

Arbër Hoxha e nisi flakë sezonin e ri te Dinamo Zagrebi pas atij Europianit të shumëkomentuar kur të gjithë tifozët e Shqipërisë iu kthyen kundër Silvinjos për të. Gola dhe spektakël të
ShkoLartë