Veriu i Italisë përballet me breshër e stuhi, jugu mbetet nën valën e të nxehtit

July 22, 2023
1 minut lexim

Derisa reshjet e dendura dhe stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë veriore, temperaturat e larta vazhdojnë në zonat qendrore dhe jugore të vendit, raportuan të premten mediat lokale.

Breshëri “me madhësinë e topave të tenisit” goditi qytetet Treviso dhe Padova, shira të dendura pati në Vicenza, Verona dhe Venecia, duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale.

Guvernatori Luca Zaia njoftoi se 110 persona u lënduan në rajonin verior të Venetos për shkak të breshrit që theu xhamat e makinave dhe shkaktoi dëme të tjera të konsiderueshme materiale.

Shoqata Italiane e Fermerëve (Coldiretti) Dega Veneto tha gjithashtu se fushat bujqësore dhe vreshtat në rajonet veriore ishin prekur nga breshëri i fortë.

Forcat e mbrojtjes civile paralajmëruan gjithashtu për stuhi të mundshme, breshër dhe erëra të forta në rajonet e Lombardisë, Venetos, Friuli Venezia Giulia, Provinca Autonome Bolzano dhe Emilia Romagna.

Nga ana tjetër, Italia qendrore dhe jugore vazhduan të jenë nën nxehtësinë ekstreme me origjinë nga Afrika.

Ministria e Shëndetësisë në një paralajmërim publik shpalli 19 qytete në kontrollin e nxehtësisë ekstreme të nivelit “të kuq”, nga 23 sa ishin të enjten pasi temperaturat rekorde filluan të ulen, shkruan AA, përcjell KosovaPress

18 qytete do të jenë në kategorinë “e kuqe” gjatë fundjavës, thanë nga ministria.

U vu re se temperaturat e larta, të cilat kanë kapluar rajonin gjatë javës së kaluar, mund të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, me disa zona që arrijnë 45-47°C (113-116.6°F).

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Can vendos për të ardhmen te Dortmundi

Story i radhës

SULMET NDAJ ARTAN GRUBIT JANË SULME NDAJ KRAHUT TË DJATHTË TË ALI AHMETIT

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë