Verifikimi me dy faktorë me SMS do të bëhet me pagesë në Twitter

February 21, 2023
1 minut lexim

Twitter ka vendosur të heqë verifikimin me dy faktorë përmes SMS për përdoruesit pa pagesë të rrjetit social.

Duke kontrolluar identitetin e personi që po kyçet në llogari, 2FA bën që përdoruesit të shtojnë një nivel ekstra sigurie mbi llogaritë e tyre online përtej fjalëkalimeve.

Metoda të zakonshme të implementimit të 2FA janë mesazhet ose përdorimi i aplikacioneve authenticator.

Por ditën e Shtunë Twitter Support tha se vetëm përdoruesit Twitter Blue mund të përdorin mesazhet me tekst për verifikim pas datës 20 Mars.

Disa përdorues të 2FA morën një njoftim që i paralajmëronte të hiqnin metodën e verifikimit me dy faktorë me SMS përpara afatin përfundimtar që të mos humbasin aksesin në llogari.

Pronari dhe shefi ekzekutiv i Twitter Elon Musk postoi një cicërimë duke thënë se verifikimi 2FA përmes aplikacioneve do të mbetej falas dhe ishte më i sigurte sipas tij.

Twitter është mashtruar nga kompanitë celulare duke paguar më shumë se 60 milionë dollarë në vit për “SMS të rreme 2FA” tha ai.

Sipas kompanisë aktorë të këqij e kanë shfrytëzuar për interesat e tyre.

Në 2022 Twitter publikoi një raport duke thënë se vetëm 2.6 përqind e llogarive aktive përdornin 2FA ku 74.4% përdornin metodën me SMS dhe 28.9 përqind metodën me aplikacion.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej vitesh se 2FA përmes SMS-ve është më pak e sigurte se përmes aplikacioneve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë thonë yjet për lidhjen Luiz-Kiara? Sipas astrologjisë, këto çifte të krijuara në ‘BBV’ do të vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë

Story i radhës

Murati takohet me shefin e ri të BERZh-it në Kosovë, flasin për sektorin e energjisë

Të fundit nga

Jude Bellingham:befason

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham do të ballafaqohet kundër shokut të tij te Kombëtarja Angleze. Bellingham, u pyet edhe rreth mundësisë që të luajnë së bashku te Real Madridi. “A do

Lirohet Berisha, reagon Meta nga qelia

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës. “Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë
ShkoLartë