Vera shqiptare fiton 12 medalje në Panairin që u zhvillua në zemër të Serbisë, Rama publikon fotot nga eventi

1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me miqtë e tij në Facebook një lajm të mirë për Shqipërinë.

Rama bën të ditur se vendi ynë mori 12 medalje për verën shqiptare në Panairin e Verës që u zhvillua në Beograd, në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur.

Një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar për verërat shqiptare 12 medalje.

Postimi i plotë

“12 medalje për Verën shqiptare në panairin e verës #OpenBalkan WINEVISION

Një juri ndërkombëtare me standardet dhe personalitete gjyqtarësh të panaireve më të njohura të verës, ka akorduar për verërat shqiptare medaljet si më poshtë:

2 Medalje të Arta: Faba dhe Nurellari

7 Medalje Argjendi: Belba, Faba, Nurellari, Medaur, Duka

3 Medalje Bronzi: Belba, Medaur, Duka”

Panairi ndërkombëtar “Wine Vision Open Balkans” , i cili u zhvillua në Beograd në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur ka përfunduar sot.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Burgjet mbushen me të rinj! Rreth 500 të paraburgosur presin drejtësinë

Story i radhës

Përse i pajtimi i SHBA-së ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, të duket mision i pamundur?!

Të fundit nga