Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGj) qëndroi Vaxhid Sejdu, veprimtar i arsimit shqip në Zvicër, i cili u prit nga drejtori Ylber Sela.
Si kryetar i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë dhe koordinator i “Shkollës shqipe” në Zvicër ai është njëri ndër aktivistët më të mëdhenj të hapjes së shkollave shqipe në Zvicër.
Duke e vlerësuar lart punën e tij arsimore e kombëtare, Sejdiu e Sela biseduan për kontributin që jep mërgata jonë edhe për proceset dhe zhvillimet për avancimin dhe barazinë politike, ekonomike, kulturore etj., të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Drejtori Sela e njoftoi edhe rreth themelimit, punës, dhe aktiviteteve të Agjencisë, për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve dhe për sfidat e zbatueshmërisë së dygjuhësisë në shtet.