Është e rëndësishme që të dimë sjelljet e duhura, të cilat na bëjnë të fitojmë respektin e kolegëve të punës. Mirëpo po aq të kujdesshëm duhet të jemi edhe me veprimet, që mund të lënë një përshtypje jo të mirë tek kolegët e punës.
Ja disa prej gjërave që Ekonomia Online ju këshillon që nuk duhet bërë:
Mos flisni shumë për jetën tuaj personale
Ndarja e shumë detajeve apo informacioneve personale me të gjithë njerëzit e punës, mund të bëjnë që të lini përshtypjen e narcisistit dhe të dukeni sikur keni nevojë për vëmendje. Gjithmonë duhet t’i lini njerëzit të dëshirojnë të dinë më shumë rreth jush pa qenë nevoja të tregoni të gjithë historinë e jetës suaj brenda gjysmë ore.
Mos u ankoni vazhdimisht
Është pozitive të keni një ambient të punës, ku shprehja e gjërave që ju pengojnë mirëpriten dhe inkurajohen. Mirëpo, disa njerëz ankohen për gjithçka dhe pa ndonjë justifikim të mirë. Prandaj, mos lini që sjellja e keqe apo një ditë e keqe të ndikojnë në mënyrën se si ju shohin kolegët e punës.
Rrini larg gënjeshtrës dhe veprimeve të pakëndshme
Sjelljet e vogla që nuk janë etike, si gënjeshtra apo marrja e gjërave që nuk ju takojnë, bën që t’i prishini marrëdhëniet me kolegët e punës. Kini kujdes!
Jini korrekt me oraret
Nëse vonoheni për punë apo në takime, njerëzit lodhen duke pritur dhe fillojnë të mendojnë se jeni egoist, i pa organizuar dhe nuk keni respekt për kohën e tjerëve.