vengu 500 ushtarake shqiptare ne misione jashte vendit 67f199cb1ba4d

Vengu: 500 ushtarakë shqiptarë në misione jashtë vendit

April 5, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishin sot në Zall-Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes në 16-vjetorin e hyrjes në NATO.

Gjatë fjalës së tij ministri i mbrojtjes theksoi se këtë vit 500 ushtarakë shqiptarë do të gjenden në misione jashtë vendit.

“Ky përvjetor i 16-të i anëtarësimit tonë në aleancën më të fuqishme dhe më jetëgjatë të historisë moderne na gjen në një situatë krejt tjetër dhe nuk ka simbol më të mirë të ringritjes, sesa regjimenti i forcave speciale ku ne jemi sot. Një ringritje e trefishtë fillimisht në rrafshin e bashkëpunimit politik për sigurinë dhe mbrojtjen. Në rajon kemi treguar se mund të udhëheqim një seri iniciativash në dobi të stabilitetit dhe integrimit euroatlantik. Linjëzimi ynë me BE-në që nuk vjen vetëm më fjalë por edhe vepra në rrafshin e  angazhimit ushtarak, këtë vit 500 ushtarakë shqiptarë do të gjenden në misione jashtë vendit. Dhe pika e tretë një transformim në rrafshin operacional në gjithë aspektin e forcave të dyluftimit siç patëm mundësinë ta dëshmonim sot”, u shpreh Vengu.

“Në cilësinë e udhëheqësit të kësaj skuadre të mbrojtjes dua të nderoj punën, përpjekjen dhe sakrificën e çdo efektivi, familjeve tuaja dhe padyshim punën dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë që tregoni çdo ditë në gjithë zinxhirin e komandimit të Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile. Është fakt se në këto dy vitet e fundit mbrojtja dhe siguria nuk kanë më probleme burimesh financiare apo investimesh. Sfida jonë është që këto resurse to shpenzojmë në mënyrë eficiente”, nënvizoi Vengu.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nenkryetari i parlamentit takon delegacionin amerikan ne ap te nato s 67f194522af1e
Story i mëparshëm

Nënkryetari i Parlamentit takon delegacionin amerikan në AP të NATO-s

paralajmerohet zbritja e cmimit te naftes 67f1a32d6bdec
Story i radhës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë