Venezuelë, Nicolas Maduro zhvendos festën e Krishtlindjes

min lexim

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka bërë të ditur se Krishtlindjet në vendin e tij do të fillojnë në tetor dhe jo më 25 dhjetor, siç ndodh në të gjithë botën.

Njoftimi i Maduros vjen pasi mijëra njerëz janë arrestuar që kur shpërthyen protestat për rezultatet e zgjedhjeve në korrik. Lideri autoritar Maduro e shpalli fitoren në zgjedhje, por nuk dha prova. Shtetet perëndimore besojnë se rezultati është manipuluar dhe se zgjedhjet janë fituar nga lideri opozitar Edmundo Gonzalez.

Pavarësisht arrestimeve të mijëra kritikëve të tij, ish-shoferi i autobusit i kthyer në politikan duket se është fokusuar në diçka krejtësisht tjetër – Krishtlindjet.

“Është shtator dhe tashmë ka erë si Krishtlindje. Kjo është arsyeja pse këtë vit, si një mënyrë për t’ju nderuar të gjithëve dhe në shenjë mirënjohjeje për të gjithë ju, do të caktoj Krishtlindjet për 1 tetor”, ka thënë 61-vjeçari gjatë shfaqjes së përjavshme televizive.

Peshkopët e Venezuelës kritikuan njoftimin, duke paralajmëruar se festa “nuk duhet të përdoret për qëllime politike ose propagandistike”.

Ata shtuan në deklaratë se Krishtlindjet nisin më 25 dhjetor.

Kjo nuk është hera e parë që Maduro njofton “Krishtlindjet e hershme”. E bëri edhe gjatë pandemisë Covid-19, por asnjëherë kaq herët.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shumë shpejt familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, do të strehohen në banesa të reja

Story i radhës

Grup i plotë, me Mihajn që u bashkua me grupin në seancën e djeshme

Të fundit nga