​Vendosja e kamerave nga bizneset, kërkohet mbrojtja e të dhënave personale

min lexim

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, përkatësisht mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kërkon nga bizneset ndërmarrjen e veprimeve për të garantuar përputhje me obligimet ligjore.

Bizneset që përdorin kamera për vëzhgim duhet fillimisht të bëjnë vlerësimin se është e nevojshme vendosja e tyre dhe i njëjti veprim nuk mund të arrihet me mjete tjera si për shembull duke vendosur një ndriçim më të madh.

Po ashtu bizneset duhet të marrin vendim për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë ku do të përshkruajnë qëllimin e vendosjes, numrin e kamerave, të caktojnë personin përgjegjës dhe kohëzgjatjen e ruajtjes së regjistrimeve.

Agjencia për Informim dhe Privatësi thotë se sipas ligjit parashihet që kohëzgjatja e ruajtjes së këtyre regjistrimeve të jetë më së shumti një muaj, përveç nëse kërkohen ndryshe për qëllime legjitime.

Bizneset duhet të informojnë personat e mbikëqyrur: të vendosin njoftime të dukshme që informojnë individët se zona është nën vëzhgim, të përcaktojnë qëllimin dhe legjitimitetin: të sigurojnë që përdorimi i kamerave të jetë për qëllime të ligjshme dhe të përcaktuara qartë, si përmirësimi i sigurisë dhe parandalimi i krimeve.

Po ashtu bizneset duhet të njoftojnë në mënyrë të duhur me shkrim të punësuarit lidhur me sistemin e vëzhgimit me kamerë dhe me të drejtat e tyre, të mbrojnë të dhënat personale: të sigurojnë që të dhënat e mbledhura nga kamerat janë të mbrojtura nga qasja e paautorizuara dhe të përpunohen në mënyrë të ligjshme.

Agjencia kërkon nga bizneset që të ndërmarrin veprime për vendosjen e këtyre masave që janë esenciale për të siguruar që bizneset të respektojnë të drejtat e privatësisë së individëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të përmirësojnë sigurinë e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kush po hetohet për aferën e inceneratorëve?”, Dumani-Nokës: Është çështje në hetim! Bëni kërkesë për informacion

Story i radhës

​Bie prodhimi industrial në BE, Kroacia shënon rritjen më të madhe nga shtatori 2023

Të fundit nga