Vendosin për finalistin e parë në Kupën e Italisë

March 1, 2022
1 minut lexim

Edicioni i 231 i “Derby della Madonnina” sheh dy rivalët e përbetuar Milanin dhe Interin duke u përballur në orën 21:00, takim ky i vlefshëm për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Në fazën e çerekfinales, “Rossonerët” e mposhtën me rezultat të thellë 4:0 Lazion, kurse kampioni Italian, Interi, e mposhti me rezultat solid 2:0 Romën. Të dy këto skuadra për herë të fundit u takuan muajin e kaluar në “Giuseppe Meazza”, ku Milani siguroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1, ndeshje kjo në kuadër të Serie A.

Fakt interesant është që tre nga katër ndeshjet e fundit, Interi ka qenë skuadra e parë që e ka zhbllokuar rezultatin, respektivisht brenda 15’ minutave të parë.

Të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Kjaer, Ibrahimovic dhe Tonali, kurse te Interi mungojnë Korrea dhe Gosens.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lehtësohen kushtet për hyrje në Itali

Story i radhës

Britania e Madhe ashpërson sanksionet kundër Rusisë

Të fundit nga

Inter fiton ndaj Como

Inter ka shënuar fitore ndaj Como në ndeshjen e vlefshme për Javën e shtatëmëdhjetë të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në “Giuseppe Meazza” ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të ekipit vendas. Pjesa
ShkoLartë