Vendosen lule në kafenenë ku vdiq blogeri rus

Njerëzit filluan të vendosin lule jashtë një kafeneje në Shën Petersburg të hënën, një ditë pasi ndodhi një shpërthim në ndërtesë, duke vrarë një bloger të njohur ushtarak.

Hetuesit rusë pretendojnë se bomba ishte fshehur në një bust të Vladlen Tatarsky, i cili i ishte dhënë atij si dhuratë gjatë një takimi përpara shpërthimit.

Agjencia më e lartë shtetërore e hetimit tha se policia arrestoi një grua 26-vjeçare, Darya Tryopova, të hënën, e cila dyshohet se ka dorëzuar bombën.

Sipas autoriteteve, mbi 30 persona u plagosën nga shpërthimi, dhjetë prej të cilëve mbeten në gjendje kritike, shkruan Euronews.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gashi: UÇK-ja ka vetëm një Komandant të vërtetë Suprem, ai quhet Adem Jashari

Story i radhës

Pse disa njerëz janë gjithmonë vonë?

Të fundit nga