vendosen flamurin e isis it mbi shtepi u caktohet paraburgimi dy te dyshuarve nga prishtina 68150b40479dd

Vendosën flamurin e ISIS-it mbi shtëpi, u caktohet paraburgimi dy të dyshuarve nga Prishtina

May 2, 2025
min lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurit D.B. dhe E.B., të cilët dyshohen për vepra penale që lidhen me terrorizmin dhe përhapjen e urrejtjes ndërfetare.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me arsyetimin se ekziston rreziku real që të pandehurit të ikin nga drejtësia, të ndikojnë në prova e dëshmitarë dhe të përsërisin veprat penale për të cilat dyshohen.

Gjykata ka vlerësuar se pesha e veprave penale është e rëndë dhe rrezikshmëria shoqërore e dy të pandehurve është e lartë. Masat alternative ndaj paraburgimit janë konsideruar të pamjaftueshme në këtë rast.

 

Sipas të dhënave të paraqitura, D.B. dhe E.B. dyshohet se në fshatin Shashkoc të Komunës së Prishtinës, në një periudhë të pacaktuar kohore deri më 1 maj 2025, kanë shpërndarë në rrjetet sociale si “TikTok” dhe “Facebook” përmbajtje që mbështesin organizatën terroriste ISIS.

Ata dyshohet gjithashtu se kanë vendosur flamurin e kësaj organizate mbi çatinë e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafite me përmbajtje arabe në mure dhe kanë propaganduar ideologji ekstremiste fetare, duke shprehur armiqësi të hapur ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare.

“Ekziston dyshimi i bazuar se në fshatin Shashkoc të Komunës së Prishtinës, të dyshuarit prej kohës së pavërtetuar e në vazhdimësi deri me datën 01.05.2025, kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje e mos-durim midis grupeve fetare si dhe kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare në atë mënyrë që të njëjtit kanë postuar në “Tik-Tok” dhe “Facebook”, material duke e përkrahur organizatën “ISIS”, ashtu që kanë vendosur flamuj të organizatës terroriste “ISIS” mbi kulmin-çatinë e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafitë me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, po ashtu përmes rrjeteve sociale, kanë propaganduar duke shpërndarë video përmes të cilave kanë shprehur qartë përkrahjen e ideologjisë së organizatës terroriste “ISIS””

“Në njërën nga videot e publikuara i pandehuri D.B. ka shfaqur pamje të fytyrës së tij para një shtëpie ku valëvitet flamuri bardh e zi me simboliken e “ISIS”, me të cilat postime të njëjtit kanë shpreh armiqësi të thellë ndaj institucioneve shtetërore, Forcave të Sigurisë së Kosovës, liderëve politik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që nuk ndajnë ideologjinë e tyre ekstremiste”.

Gjykata thekson se ekziston dyshim i bazuar për përfshirjen aktive të të pandehurve në këto veprime dhe për bashkëkryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj në formacione paraushtarake ose parapolicore jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

giorgia meloni shpreh deshiren per te kandiduar serish ne zgjedhjet e ardhshme cfare tha kryeministrja italiane per takimin me donald trump 68150a8d467bf
Story i mëparshëm

Giorgia Meloni shpreh dëshirën për të kandiduar sërish në zgjedhjet e ardhshme! Çfarë tha kryeministrja italiane për takimin me Donald Trump

kush nder kater finalistet kishte bere lojen me te bukur gerta gixhari jep pergjigjen 68150c6be1bb0
Story i radhës

“Kush ndër katër finalistët, kishte bërë lojën më të bukur?, Gerta Gixhari jep përgjigjen

Të fundit nga

ShkoLartë