Paulo Dybala mendohej se e kishte mbyllur aventurën e tij me Juven në sfidën kundër Lacios përpara tifozërisë së tij.
Por nëse fillimisht në dakordësi me trajnerin Alegri ai duhej të mos ishte grumbulluar për në Firence, mëngjesin e djeshëm ka ardhur urdhri i ri: jo vetëm që do të udhëtojë me skuadrën, por në të njëjtën kohë pritet që të jetë titullar, së bashku me të tjerët që do të përshëndesin, Kielini e Bernardeski.
Edhe Vlahoviç që gjithashtu mund t’i kursehej që të luante një tjetër sfidë në ish-stadiumin e tij, do të grumbullohet, por nuk dihet nëse serbi do të jetë nga minuta e parë.
Me shumë mundësi në vijën e parë të sulmit do të jenë Mois Ken, Alvaro Morata e Paulo Dybala.