vendimi i gjykates per vulat e ash se taravari per rel sela smund te behet pjese e qeverise me afer eshte me bdi ne 67b1bfa56f994

Vendimi i Gjykatës për vulat e ASH-së/ Taravari për REL: Sela s’mund të bëhet pjesë e Qeverisë – më afër është me BDI-në!

February 16, 2025
min lexim

Deri në zgjedhjet lokale me siguri se VLEN nuk do të bëhet një parti, kurse pas zgjedhjeve mund të ndodh bashkimi eventual i katër partive – thotë për Radion Evropa e Lirë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai paralajmëron ankesë në Gjykatën e Apelit, pas vendimit të Gjykatës së Tetovës që vulat partiake t`i kthehen Ziadin Selës. Sipas Taravarit, me rëndësi është se kush I ka anëtarët e jo se si do të quhet.

Arben Taravari është pjesë e kësaj qeverie si lider I ASH-së. Por, pasi Gjykata e Tetovës miratoi vendimin që vulat t`i kthehen Ziadin Selës si lider I ASH-së, Radio Evropa e Lirë, pyeti se lider I cilës parti është aktualisht, Arben Taravari.

“Jo, ne vazhdojmë, tani shkon në Apel, vazhdon, partia funksionon komplet dhe 80% të anëtarësisë dhe më shumë se 80% janë në ASH. Megjithatë, shpesh them se është irelevante se kush si do të quhet. Unë jam momentalisht, nesër do të jetë dikush tjetër, dje ishte Ziadin Sela. Me rëndësi është se kush I ka anëtarët e jo kush si do të quhet” – tha Taravari.

Taravari, nuk beson se pas vendimit të Gjykatës, krahu I Selës mund të bëhet pjesë e Qeverisë. Sipas tij, gjasat më të mëdha janë që ASH-ja  e Ziadin Selës të jetë pjesë e BDI-së.

Por, pas paralajmërimeve se partitë e koalicionit VLEN do të bashkohen në një parti, ndoshta kjo mund të jetë zgjidhja për situatën aktuale në ASH – pyet Radio Evropa e Lirë.

“Deri në zgjedhjet lokale me siguri se nuk do të bëhet bashkimi i VLEN-it, pas zgjedhjeve tashmë kemi menduar dhe biseduar për këtë, ndoshta edhe mund të ndodh bashkimi eventual I katër partive në një parti, megjithatë kjo s`ka lidhje me zotin Sela” – tha Taravari.

Taravari kishte kërkuar edhe një vit për ndryshimet kushtetuese. Paraprakisht kishte pohuar se brenda 6 muajve do të miratohen. Tani, kërkon afat të ri. Por, a ka garanca se ndryshimet kushtetuese mund të ndodhin brenda këtij afati?

“Normalisht se ne si VLEN do të insistojmë, por duhet të bindet edhe VMRO-ja. S`ka formulë që mund t`i bëjë ndryshimet kushtetuese pa VMRO-në. Me sa shoh, Kryeministri është i gatshëm, por kërkon garanca. Nëse kjo do të jetë nga Sofja, Brukseli apo Uashingtoni, është irelevante, por ky është kushtëzimi i fundit për Maqedoninë” – tha Taravari.

Lidhur me zgjedhjet lokale, Taravari thotë se në fund të marsit, pas anketave brendapartiake do të dilet me propozime për kandidatët e tyre në komuna të caktuara.

Por, nuk e ka përjashtuar mundësinë, sic thotë, në komuna urbane të dilet me kandidatë të përbashkët, kurse në ato rurale veç e veç.  /tvklan.mk:

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pleqeria e veshtire duajini me zemer prinderit sa i keni gjalle 67b1bb72f1bc3
Story i mëparshëm

Pleqëria e vështirë? Duajini me zemër prindërit sa i keni gjallë!

radev nuk pranojme ndryshime ne asnje marreveshje te arritur deri me tani 67b1c023450a9
Story i radhës

Radev: Nuk pranojmë ndryshime në asnjë marrëveshje të arritur deri më tani

Të fundit nga

Kryetari i Vrapçishtit largohet nga Fronti…

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë