Anëtarët e Komisionit për Falje sot e kanë njoftuar presidenten, Gordana Siljanovska Davkova se po paraqesin dorëheqje kolektive nga pozitat në komision.
Vendimi për dorëheqje kolektive nga Komisioni i Faljes është marrë nga anëtarët në përputhje me parimet e tyre personale dhe profesionale.
Kryetarja Siljanovska Davkova pranoi dorëheqjen e prof. Dr Metodija Kanevçev, prof. Dr. Gordan Kalajiev, prof. Dr. Arlinda Kadri Sahinoviq, Dr. Zora Mitiq, MSc Ana Gjorgjieva Ivanovska dhe Ajten Shaqiri.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në periudhën e ardhshme do të bëjë konsultime për përbërjen e re të komisionit, si dhe për dobësitë institucionale dhe ligjore që ekzistojnë në sistemin për faljen e personave të dënuar.