Vendimet e mbledhjes së Bordit Drejtues të Ligës Unike

1 minut lexim

Bordi Drejtues i Ligës UNIKE në mbledhjen e mbajtur më 17.08.2022 në Tiranë ka shqyrtuar situatën aktuale dhe zhvillimet në këtë ligë, dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

E ka miratuar Kalendarin e Garave për edicionin e ri 2022/23 në të dyja konkurrencat.

Ka vendosur që Superkupa Mbarëkombëtare të organizohet më 05/06 Tetor 2022 në Mitrovicë.

Gjithashtu ka vendosur që Superkupa Mbarëkombëtare e Femrave të organizohet në Kosovë, kurse Final Four i Meshkujve dhe ai i Femrave të organizohen në Shqipëri. Në Superkupën Mbarëkombëtare do të luajnë ekipet që janë përcaktuar në Udhëzuesin për Organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare.

Ka vendosur që të organizojë aktivitete të përbashkëta të gjeneratave U12 dhe U14 për djem e vajza, kurse për modalitetet e organizimit të këtyre eventeve i ka udhëzuar dy Federatat të krijojnë një koncept ide dhe më pas të vazhdojnë me organizimin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Plagosja në Tiranë alarmon policinë e Elbasanit, ngrihet postbllok për kapjen e autorit

Story i radhës

​Zvicra mbështetet në rezerva të energjisë hidroelektrike për luftimin e krizës energjetike

Të fundit nga