Bordi Ekzekutiv (BE) i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi mbajti mbledhjen e 17-të tij, në të cilën shqyrtoi pika të ndryshme të rendit të ditës.
U vlerësuan lartë projektet e para të fituara në Bashkimin Evropian përmes programeve të Erasmus Plus, për çka presidenti Krasniqi theksoi se për fitimin e projekteve të tilla do të bashkëpunohet edhe me federata.
U diskutua për Federatën e Taekwondosë së Kosovës dhe Federatën e Notit të Kosovës.
U vendos të bëhet plotësim/ndryshimi i rregullores për zgjedhjen e laureatëve të vitit, si dhe të hartohen rregullore për zgjedhjen e shpresave të vitit dhe bursave olimpike.
Anëtari i BE, Musa Hajdari, u emërua anëtar i Komisionit të Sportit.
Bordi u informua me aktivitetet të cilat do të organizohen në javët e ardhshme si: Forumi për Sportin në kuadër të Javës Evropiane, Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2022”, Konferenca Barazia Gjinore dhe Diversiteti, etj.
U diskutua për fillimin e procedurave për plotësimin ndryshimet në statutin e KOK-ut.
U miratua raporti financiar TM 2.
U aprovua kërkesa e sekretares së përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, për mbështetje financiare për ndjekjen e programit ekzekutiv për mjeshtër në qeverisjen globale për sport (MESGO).
U vendos të nisin procedurat për rinovimin e zyreve të KOK-ut.
Informatë për refuzimin e kërkesës së ish-sekretarit të KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, për vendosjen e masës së sigurisë nga Gjykata Themelore e Prishtinës
U aprovua kërkesa e Federatës së Karatesë së Kosovës për rekomandim në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, për marrjen e shpërblimit për karateistin Islam Selmani dhe trajnerin Isak Curri, pas medaljes së artë të fituar në Kampionatin Evropian për junior.