vendimet e dielles dhe pasojat aldor nini zbulon pergjegjesit 68c9f4b4cdf4c

Vendimet e ‘Diellës’ dhe pasojat: Aldor Nini zbulon përgjegjësit

September 17, 2025
1 minut lexim

Në emisionin “Opinion” është zhvilluar një debat mbi Inteligjencën Artificiale dhe projektin “Diella”, të dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj si ministre virtuale. Diskutimi u fokusua tek përgjegjësia ligjore në rast se Inteligjenca Artificiale gabon ose manipulohet.

Aldor Nini: Inteligjenca Artificiale është një program të cilin ti e mëson, i jep ligjin, i jep rregulla, i jep direktiva, e ndihmon. Të gjitha i fut atje, i jep udhëzime shtesë që mund të vijnë në ndihmë, në këtë rast Inteligjencës Artificiale për të marrë vendimet e duhura dhe ajo me këto trajnimet që bëjnë… nga ana tjetër ti ke një urë komunikimi me AI.

Blendi Fevziu: Manipulohet kjo?

Aldor Nini: Unë mund t’i them çfarë të dua si krijues.

Blendi Fevziu: Mbaj mend, ishin ato tenderat atëherë që i jepte kodin për t’u futur në kompjuter dhe i ndryshonte ofertën ai.

Aldor Nini: Ai që e mëson, do e mësojë si do reagojë dhe vendos AI.

Blendi Fevziu: Nëqoftëse ‘Diella’ manipulohet dhe bën gabim, kush shkon në burg?

Aldor Nini: Ai që e ka krijuar, ai që e ka programuar, ai që i ka dhënë direktivat…

Blendi Fevziu: Po nëqoftëse ai thotë ‘u çmend ‘Diella’ vet’?

Aldor Nini: Mban përgjegjësinë krijuesi, por mban përgjegjësinë edhe përdoruesi sepse për ta vënë në zbatim vendimin e ‘Diellës’ duhet një përdorues. Në këtë rast sipas dekretit të presidentit, unë e kuptova që është Edi Rama. Kështu përgjigjet Rama juridikisht.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kasami nga zhelina vlen eshte forca qe nuk ndalet 68c9e63a76451
Lajmi i mëparshëm

Kasami nga Zhelina: VLEN është forca që nuk ndalet!

sa shume ua kujton legjenden del piero fansave te juventusit talenti i madh yildiz 68c9f5157dd9b
Lajmi i radhës

Sa shumë ua kujton legjendën Del Piero fansave të Juventusit talenti i madh Yildiz

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë