“Vendim korrekt, por i vonuar”, Meta reagon për shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin

1 minut lexim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për vendimin e qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Meta shkrua dënon ashpër shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit, ndërsa thotë se reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

Postimi:

Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar.

Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz të Shqipërisë me NATO dhe BE-në, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rezultatet e ndeshjeve të Championsit pas pjesës së parë

Story i radhës

Osmani: Në MPJ duhen të paktën 50 punësime të reja

Të fundit nga