Vendi i Amerikës Latine ndalon shitjet e iPhone sepse nuk përfshijnë një karikues

September 7, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Brazilit vendosi të ndalojë shitjen e iPhone pa karikues. Kompania gjithashtu u gjobit me 2.3 milionë dollarë nga Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë Publike në Brazil.

Autoritetet kërkuan që agjencia kombëtare e shërbimeve të komunikimit elektronik(Anatel) të ndërpresë regjistrimin e iPhone 12. Në 2021 një autoritet për mbrojtjen e konsumatorit gjobiti Apple me 2 milionë dollarë për iPhone 12.

Tha se kompania kishte shitur një produkt të pa plotë. Që atëherë Apple nuk ka vepruar për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga shitja e smartfonëve pa karikues thuhet në njoftimin e agjencisë.

Samsung u përball me pasoja të ngjashme në Brazil por vendosi të përfshijë karikues për konsumatorët në këtë vend që blinin një smartfon të ri.

Kur Apple prezantoi smartfonin në 2020-ën tha se do të hiqet karikuesit nga iPhone për të reduktuar emetimet e karbonit. Autoritetet Braziliane thanë se heqja e karikuesve madje nuk uli as çmimet e iPhone.

Apple reagoi duke thënë se ishte duke punuar me agjencinë për të adresuar shqetësime e saj. Lajmi vjen vetëm një ditë përpara se Apple të zbulojë modelet e reja iPhone 14. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Albin! Vuçiqi (vëllai binjak i Edi Ramës) po ta kërkon Asociacionin me kompetenca të Republika Srpskes!

Story i radhës

Pioli: Ndaj Salzburgut mund të bënim më shumë

Të fundit nga

ShkoLartë