Vendet baltike mbyllin hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse

February 26, 2022
1 minut lexim

Estonia, Letonia dhe Lituania kanë vendosur të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse, thanë zyrtarët e transportit të këtyre tre vendeve baltike.

Lituania është rruga më e shkurtër nga Moska drejt enklavës ruse të Kaliningradit, e cila ndodhet midis dy anëtarëve të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë në bregun lindor të Detit Baltik. Ky ndalim do të detyrojë fluturimet ruse të bëjnë një devijim më të gjatë përmes Detit Baltik për të arritur në Kaliningrad.

“Nuk do të lejohen fluturimet për aeroplanët e agresorit në qiellin e lirisë”, tha kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte pas një takimi të qeverisë.

Forcat ruse goditën qytetet ukrainase me artileri dhe raketa kruz të shtunën për të tretën ditë radhazi.

Fqinji verior i Lituanisë, Letonia, ka vendosur gjithashtu të mbyllë hapësirën e saj ajrore për avionët rusë nga mesnata deri të dielën në orën 22:00, sipas orës lokale, tha ministri i jashtëm i vendit Edgars Rinkevics përmes një postimi në Twitter.

Shteti i tretë baltik, Estonia, pritet ta bëjë të njëjtën gjë, tha të shtunën ministri i saj i çështjeve ekonomike.

Vendime të ngjashme për mbylljen e hapësirës ajrore për avionët e Rusisë morën më herët edhe Britania e Madhe, Polonia, Bullgaria, Republika Çeke dhe Rumania. Rusia është kundërpërgjigjur duke i ndaluar linjat ajrore të këtyre vendeve të fluturojnë në territorin e saj.

Një fluturim i kompanisë ruse Aeroflot nga Moska në Kaliningrad të shtunën përdori hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe Lituanisë, sipas faqes së internetit që monitoron fluturimet, Flightradar24. Sipas të dhënave të kësaj faqeje interneti, një fluturim i linjës ajrore Rossiya nga Kaliningradi në Shën Petersburg fluturoi mbi të tre shtetet baltike./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Charlize Theron kërkonte mbrojtje në sheshxhirim nga kolegu ‘agresiv’ Tom Hardy

Story i radhës

Analistët: Putini synon një qeveri të kontrolluar prej tij në Ukrainë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë