Vëllaznimi i Gjakovës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Ferizajt.
Gjakovarët treguan lojë të mirë para shikuesve të tyre dhe avancojnë tutje në Kupën e Kosovës.
Futbollistët Altin Vojvoda e Aulon Shabani janë shënuesit për skuadrën gjakovare dhe Edon Sadriu realizoi për Ferizajn.
“Eliminohemi nga gara e Kupës së Kosovës dhe tani neve na mbetet të punojmë për stinorin pranveror ku synimi kryesor i yni është inkuadrimi në Superligë”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.