Vëllai iu dënua për drogë në Angli, Prokuroria e Tiranës kërkon sekuestrimin e pasurive të punonjëses së DShQ-së

September 30, 2024
1 minut lexim

Prokuroria e Tiranës po kërkon sekuestrimin e disa pronave dhe veturave në pronësi të një punonjëse në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare në Shqipëri.

Kjo pasi po dyshohet se ato janë të vëllait të saj, i cili është dënuar në Angli për trafikim të narkotikëve, raporton A2 CNN.

“Mbi dyshimet për shtetasen I.H., prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, tha prokuroria.

“Shtetasja në fjalë, brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara në llogari, vlera 160,000 Euro është transferuar nga shtetasja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera të paluajtshme dhe 6 automjete. Prokuroria provoi se shtetasja I.H., e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë, nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bislimi: Kosova e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Irlandën

Story i radhës

Anketë: BDI forca e dytë politike në vend

Të fundit nga

Shqipëria bllokon TikTok për një vit

Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet
ShkoLartë