“Vëllai im pre e shpatave të politikës”, Rama flet akuzat e një lidhjeje me të kërkuarin në Spanjë: Qeveria s’mbron …

Amant Josifi, biznesmeni i njohur në vend në fushën e ‘Call Center-ave’ i shpallur në kërkim për mashtrimin me “call center” është pjesë e një skeme që ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro, me qindra mijëra viktima në mbarë botën.

Kryeministri Edi Rama u pyet sot nëse ka lidhje vëllai i tij Olsi Rama duke i ofruar Josifit mbrojtje politike.

“Qeveria jonë nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe nuk bëhet për askënd mburojë. Për rastin konkret apo spekulimet se ai është ish zyrtar janë pa vlerë. E para ky është në kërkim nga drejtësia. Është një proces që nuk është bërë nga Spanja e pavarur por në bashkëpunim me organet tona dhe të tjera. Pra policia jonë gjithashtu që është e përfshirë. Nuk kanë për askënd asnjë lloj pengese apo ndikimi për të mos vepruar. Për tim vëlla, është një pjesë e valles së shpatave që zhvillohet në mexhelisin politik. Ai mban përgjegjësi vetë, por në rastin konkret është thjeshtë një valle shpatash politike dhe nuk ka asnjë llojë baze,” tha Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Infantino mos mbyll sytë, me kërcënimet, sulmet, dhunën dhe racizmin serb ndaj futbollisteve zviceranë – shqiptarë në Katar

Story i radhës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot zgjedh kryetarin e ri

Të fundit nga