Amant Josifi, biznesmeni i njohur në vend në fushën e ‘Call Center-ave’ i shpallur në kërkim për mashtrimin me “call center” është pjesë e një skeme që ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro, me qindra mijëra viktima në mbarë botën.
Kryeministri Edi Rama u pyet sot nëse ka lidhje vëllai i tij Olsi Rama duke i ofruar Josifit mbrojtje politike.
“Qeveria jonë nuk është mburojë e asnjë aktiviteti dhe nuk bëhet për askënd mburojë. Për rastin konkret apo spekulimet se ai është ish zyrtar janë pa vlerë. E para ky është në kërkim nga drejtësia. Është një proces që nuk është bërë nga Spanja e pavarur por në bashkëpunim me organet tona dhe të tjera. Pra policia jonë gjithashtu që është e përfshirë. Nuk kanë për askënd asnjë lloj pengese apo ndikimi për të mos vepruar. Për tim vëlla, është një pjesë e valles së shpatave që zhvillohet në mexhelisin politik. Ai mban përgjegjësi vetë, por në rastin konkret është thjeshtë një valle shpatash politike dhe nuk ka asnjë llojë baze,” tha Rama.