vella e moter sfidojne temperaturat e uleta lahen ne det kete nje janar 6956ccf4bfba4

Vëlla e motër sfidojnë temperaturat e ulëta, lahen në det këtë një janar

January 1, 2026
1 minut lexim

Temperaturat e ulëta që kanë zbritur deri në –2°C në qytetin e Vlorës në Shqipëri, në datën 1 janar, nuk i kanë ndalur vëlla e motër, Gezim Brahimaj (57 vjeç) dhe Shpresa Tafili (60 vjeç), të cilët e konsiderojnë ujin e detit si një lloj terapie kundër sëmundjeve siç shprehen vetë.

Edhe në këto ditë të ftohta dimri, ata kanë sfiduar jo vetëm temperaturat e ulëta të ajrit, por edhe ujin e ftohtë të detit, duke u futur për not në zonën bregdetare të Vlorës. Sipas tyre, deti është pjesë e pandarë e jetës së tyre.

Gëzimi u shpreh se ata nuk janë ndarë kurrë nga deti, as gjatë verës dhe as gjatë dimrit, madje as në ditë me temperatura ekstreme si kjo e sotmja, transmeton Alsat M.

Ashtu dhe Shpresa me këtë rast, kanë përcjellë edhe një urim për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, duke i uruar:

Ndërsa, sot, dita e parë e vitit të ri shënoi me temperatura tejet të ulëta në Kosovë. Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në Vërbicë e Zhegocit në komunën e Gjilanit, u shënua temperatura më e ulët e ditës, minus 15°C

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

durmishi fillon zbatimi i ligjit per punen sezonale dhe te perkohshme 6956c0778766c
Lajmi i mëparshëm

Durmishi: Fillon zbatimi i ligjit për punën sezonale dhe të përkohshme

akanji bind interin 6956cd53db77c
Lajmi i radhës

Akanji bind Interin

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë