Futbollisti nga Kosova, Valmir Veliu, po e tregon veten në Turqi përkatësisht në ekipin e Gaziantep.
Ai me ekipin e tij shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Adana Demirspor.
Miqësore që iu shërbeu trajnerëve të dy skuadrave për ta pa formën e futbollistëve.
Veliu shënoi golin e parë në ekipin e ri.
Ai realizoi në minutën e 22-të, ndërsa Kuzucu vulosi fitore në minutën e 85-të.
Veliu, ish futbollist i Llapit, u transferua për 180 mijë euro në ekipin turk.