Veliçkovski si Grubi: Nevojiten më tepër ndryshime në Kushtetutë

November 3, 2022
min lexim

Ish deputeti Ivon Veliçkovski përmes një shkrimi në rrjetet sociale elaboron mjaft mirë çështjen se si duhet rrjedhur gjërat në një shtet demokratik dhe në një shoqëri të civilizuar. Në shkrimin e tij ai trajton shumë çështje që sipas Veliçkovskit duhet të kishin mbaruar më herët.

Madje, Veliçkovski përkrah në këtë rast më shumë ndryshime në Kushtetutë e që në fakt janë në përputhje edhe me deklaratat e Zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Artan Grubi i cili në disa paraqitje televizive ka thënë se Parlamenti duhet të bëj më shumë ndryshime në Kushtetutë.

Shkrimi i plotë i përkthyer në shqip nga Veliçkovski:

Më vjen mirë që koha i ka konfirmuar angazhimet tona për të cilat jam avokuar që nga viti 2014 nëpër cikle zgjedhore, duke përfshirë tani edhe Lëvizjen për Republikë të Re.

1. Përfshirja e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë përmes prizmit të garantimit të të drejtave kolektive të qytetarëve. Maqedonasit e konfirmojnë kapacitetin e tyre kombëtar dhe shtetformues në barazi, jo në mohim të diversitetit.
2. Riformulimi i “gjuhës së folur nga 20%…” me “gjuhën shqipe”. Mohimi i të drejtave të fituara që nga viti 1974 është baza e të gjitha krizave nga viti 1991 e tutje sipas idesë së “Zabljanskës”, jo të Maqedonisë së pavarur. Formulimi i përqindjes duhet të mbetet për vetëqeverisjen lokale, në mënyrë që turqit, serbët, romët… të zyrtarizohen në komunat ku qytetarët i ushtrojnë drejtpërdrejt të drejtat e tyre.
3. Zgjedhja e Presidentit të Republikës në Kuvend. Zgjedhja me dy të tretat e Presidentit në Kuvend pasqyron një konsensus politik, partiak dhe etnik në zgjedhjen e një kreu unifikues të shtetit, në vend të zgjedhjes së koalicionit të një banori në Villën Vodno.

Por për çfarë nuk flitet ende sot?

Për disa ndryshime që do të ndryshojnë tërësisht identitetin e Republikës dhe jo të maqedonasve apo qytetarëve të Maqedonisë së Veriut:

1. Barazimi i kirilikës maqedonase me latinishten në Kushtetutë. Kur flasim për “regjistrimin e maqedonishtes 1977 në OKB”, nuk themi se i referohet edhe shkrimit tonë latin.

Alfabeti shqip, turqisht, malazez… latinisht si alfabetet e vetme të këtyre gjuhëve nuk e zvogëloi veçantinë e tyre, por i afroi këta popuj me botën perëndimore ku i përkasin nga gjeografia dhe me zgjedhjen e tyre.

2. Mundësia kushtetuese e vendosjes së juridiksionit ndërkombëtar dhe veçanërisht europian për rastet e krimit dhe korrupsionit të lartë.

Prokuroria dhe drejtësia jonë kanë treguar se nuk janë në gjendje të merren vetëm me këtë çështje. Korrupsioni si një kërcënim kombëtar, rajonal dhe më gjerë financiar dhe i sigurisë kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe luftë kundër tij.

Ashtu si asnjë krim në ish-Jugosllavi nuk do të sanksionohej pa një gjykatë ndërkombëtare, po ashtu korrupsioni nuk do të shtypet nëse tentakulat e tij në vend, kontinental dhe më gjerë nuk shkëputen.

Ekziston edhe një çështje tjetër me implikime të thella për cilësinë e jetës dhe ekonominë kombëtare që varet nga Kushtetuta – marrja e vendbanimit sipas kritereve.

Të gjithë jemi të kënaqur që Lubljana nuk është gjysma e Sllovenisë dhe dëshirojmë një model slloven të zhvillimit të qëndrueshëm. Përsëritja e tij në vendin tonë kërkon themele kushtetuese në mënyrë që të zbatohen strategjitë dhe mekanizmat e duhur ligjorë.

Le të nxjerim një përfundim:
– Ne e dimë se çfarë duhet dhe ka ardhur momenti,
– Duhet guxim dhe vendosmëri për ta bërë këtë,
– Le të ndalojmë sharanë. 3 pikat e para janë aq të përpunuara dhe të përtypura sa janë të mërzitshme.
– Me 3 të dytat, le të parashikojmë çfarë duhet, në vend që të riparojmë dëmet për 3 dekada të tjera.

Është për të ardhur keq që ky proces nuk është nën patronazhin e Presidentit të Republikës. Por për këtë duhet të ketë ende një president të republikës, në vend të një qiramarrësi në Villën Vodno që kandidoi pas rrymës kryesore të partive.

Shkrimi i plotë në gjuhën maqedonase:

https://www.facebook.com/photo?fbid=548697240597406&set=a.124402853026849

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pjesa e parë: Arsenali në epërsi, Roma në disavantazh

Story i radhës

Amerika Voton / Zgjedhjet e 8 Nëntorit marrin një rëndësi të jashtëzakonshme

Të fundit nga

ShkoLartë