Veliaj: Tirana, një nga qarqet më pak të prekura! Do ndihmojmë në zonat më të vështira, si Shkodra e Lezha

November 20, 2022
1 minut lexim

Në një kohë kur i gjithë vendi është pushtuar nga moti i keq, me reshje të dendura shiu jashtë normales dhe erë të fortë, Tirana është një nga qarqet me më pak dëme.

Këtë tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Ambasadën e Katarit për ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Veliaj tha se falë ndërhyrjeve në kohë të ekipeve në terren, reshjet nuk kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme, ndërsa shtoi se Bashkia e Tiranës do t’i vijë në ndihmë qarqeve më të prekura, si Shkodra e Lezha.

Fatmirësisht, Tirana është një nga qarqet më pak të prekura dhe dua të falënderoj kolegët që kanë punuar me kanalizimet, me sistemet e kullimit, dhe sot jemi në gjendje të mirë. Jam i sigurt se duke filluar nga nesër, bashkë me miqtë e Katarit, do i gjendemi qarqeve si Shkodra apo Lezha, për t’u siguruar që të plotësojmë nevojat me ndihmën e Bashkisë së Tiranës, Ambasadës së Katarit dhe miqve të tjerë,” deklaroi ndër të tjera Veliaj.

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, por problemet më të mëdha janë raportuar në veri të vendit, ku dhe sasia e reshjeve ka qenë më e madhe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Franca alarmohet edhe për mesfushorin e Realit

Story i radhës

Nëse je i ndershëm në aut të nxjerrin të pandershmit kulturor

Të fundit nga

ShkoLartë