Veliaj nga Vora: Po i çojnë demokratët ‘si cjapi te kasapi’, në thertoren që financohet me lekët e rusëve

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj është ndalur ditën e sotme në Vorë, për prezantimin e kandidatëve për Këshillin Bashkiak.

Veliaj kërkoi nga qytetarët e Vorës të japin votën për Blerim Sherën, për të vijuar punën dhe projektet transformuese për qytetin.

Jam shumë krenar për punën që ka bërë Blerimi dhe skuadra e Këshillit Bashkiak. Dikush mund të mendojë se ishte një mandat i lehtë, se ne kishim shumicën, por u përballëm me sfida që askush nuk i mendonte – si tërmeti, pandemia, një luftë që do shkaktonte inflacion në Europë, – por, sot Vora është ngritur më e fortë, më e bashkuar edhe më e vendosur për të ecur përpara, jo për të shkuar mbrapa. Sot më vjen mirë që në Vorë, në Bërxullë dhe në Prezë, Blerimi dhe administrata jonë nuk i ndan njerëzit në të nënës dhe të njerkës, nuk i ndan njerëzit në vendalinj dhe të ardhur, nuk i ndan njerëzit në të majtë dhe të djathtë, i ka shërbyer të gjithëve njësoj dhe me dinjitet, me cilësi dhe me respekt. Bravo ju qoftë! Kjo është arsyeja pse Edi Rama dhe Partia Socialiste vendosi të rikandidojë Blerim Sherën,” deklaroi Veliaj.

Ai tha se edhe demokratët nuk kanë arsye të votojnë një kukull që Sali Berisha dhe Ilir Meta ua solli nga Tirana.

Të mos gjesh dot një kandidat nga Vora, por ta sjellësh kukullën nga Tirana? Mjeshtrat e kukullës janë Iliri me Saliun. Vendosin një buratin këtu, atje në Rrogozhinë nuk gjenin kandidat, e kanë çuar nga Kavaja…, kandidatë që u vjen zor që të dalin me liderët e tyre. Edhe kur dalin me Monikën, e nxjerrin foto vetëm me kurriz, se vetë demokratët nuk e kuptojnë pse duhet të votojnë në Vorë një kukull që vjen nga Tirana dhe pse duhet të votojnë në këshillat bashkiak dordolecët e Ilir Metës. Çfarë turpi! Kush është ai i djathtë, me parime flas, me filozofi e me bindje, që beson tek ajo rrymë, e që sot detyrohet të shkojë si cjapi tek kasapi. Të shkosh të votosh listën e Ilir Metës në Vorë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë e Kamëz është të shkosh si cjapi tek kasapi. Të shkosh buzagaz tek ‘thertorja’ e Monikës dhe Ilirit, ‘thertore’ që financohet me lekët e rusëve,” deklaroi Veliaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Qytetarët nga marshi për drejtësi: UÇK-ja është apartiake, ajo është e popullit

Story i radhës

Olsi Bylyku flet për raportin e Lorencit me Keisin: Janë çift shumë i bukur

Të fundit nga