Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka ironizuar me të parin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu referuar deklaratave të krerëve të Serbisë të cilët e kishin quajtur Aleancën Veri Atlantike pushtues të Serbisë kur kjo e fundit kishte intervenuar për ta nadalur gjenocidin mbi shqiptarët nga aparati shtetëror i Serbisë.
Vela ka thënë duke ironizuar me Vuçiq-in se “po kërkon nga “pushtuesit” e NATO-s që ta lejojnë atë të dërgojë forcat në territorin “e vet” duhet të jetë një veprim i ulët dhe i dëshpëruar… i një politikan që pretendon “sovranitet” mbi Kosovën”.
Sipas Velës, i pari i shtetit të Serbisë këtë është duke bërë vetëm për konsum të brendshëm politik.
#Serbia’s theatre of absurdity with Vučić making a pathetic announcement for internal consumption.
For a politician that claims “sovereignty” over #Kosovo to request NATO “occupiers” to allow him to send forces in “own” territory must be an all time low and a desperate move. 🤦🏻♂️ pic.twitter.com/ljXW93BIWu
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 15, 2022